Gianluigi Donnarumma gjen forcë dhe u përgjigjet në fushë kritikëve për paraqitjet e tij të fundit duke e ndihmuar Paris Saint-Germain të kualifikohet në raundin tjetër të Champions League.
Portieri italian ishte prtoagonist në fushë në barazimin 1-1 kundër Borussia Dortmund me dy pritjeve vendimtare.
Falë këtij rezultati në Gjermani, parisienët arritën të kualifikohen në 1/8 e Champions League.
“Falënderoj trajnerin Luis Enriquen për besimin që më ka dhënë edhe pas një momenti të vështirë, përpiqem të jem gjithmonë në dispozicion të skuadrës. Është e qartë se gabimet mund të ndodhin, ne jemi njerëz. E rëndësishme është të ngremë kokën, të punojmë dhe të jemi gjithmonë gati”, tha Gigio pas ndeshje .
Duke folur për Sky, Donnarumma, i uroi gjithashtu Giorgio Chiellinit mbarësi për jetën e tij të re pas tërheqjes nga futbolli:
“Përveç që ka qenë një futbollist i madh, ai është një person i jashtëzakonshëm dhe një mik i mirë. Ne kemi jetuar momente të paharrueshme së bashku, jam krenar që kam qenë pjesë e historisë së tij”.
Më parë ish-mbrojtësi i Juventusit kishte thënë: “Donnarumma sot është futbollisti më i madh italian. Respekt për të tjerët, por ai është më i talentuari në nivel ndërkombëtar, i vetmi që mund të arrijë majat. Nuk është e lehtë për të në Paris, por ai mbetet ndryshe nga të tjerët”.





