Policia italianen ka arrestuar një 41-vjeçar shqiptar pasi akuzohet për përëndjekje. Shqiptari me iniciale H.R, kishte hyrë në bisedë me një grua nga Valsugana, fillimisht me të mira dhe më pas me sjellje agresive, ai kishte tentuar të krijonte lidhje intime me të. 

Gruaja italiane kishte refuzuar gjithnjë, duke i kërkuar marrëdhënien thjeshtë miqësore. Por, shqiptari ka këmbëngulur vazhdimisht, duke i krijuar shqetësime asaj, duke ndryshuar mënyrën e jetesës dhe zakonet për të shmangur takimet me të.

E ndodhur në këtë situatë, ajo ka denoncuar shqiptarin. Autoriteti gjyqësor pas arrestimit, vendosi masën e sigurisë së arrestit shtëpiak deri në vendimin përfundimtar.