U nis për të ndihmuar personat e ngecur në bëdorë por përfundoi i vdekur.

Jefferson Heavner iu drejtua njërës prej makinave të bllokuara në rrugë në kontenë Katauba të Karolinës së Veriut. Por 27 vjeçari që ndodhej brënda makinës ishte i pirë dhe kur dëgjoi se Heavner po lajmëronte policinë për ndihmë, doli dhe e qëlloi atë me armë.

Ndonëse  Heavner ra në tokë, personi i alkolizuar vazhdoi ta qëllonte barbarisht.

Historia e Heavner bëri një bujë të madhe në mediat amerikane.

Heavner kishte edhe një djalë të vogël 17 muajsh, që e rriste krejt i vetëm.