Gjykata e Sarandës ka lënë në qeli Admir Beqiraj, i cili vrau shokun e tij, që e kishte strehuar në banesë.

Krimi ndodhi në fshatin Gjashtë të Sarandës ku Admir Beqiraj vrau 65-vjeçarin Gëzim Bizoni.

Autori raportohet se kishte tentuar të digjte bashkëjetuesen e tij, por kjo e fundit kishte arritur t’i shpëtonte nga duart duke u kërkuar ndihmë tek viktima.

Ky i fundit ishte përleshur me 42-vjeçarin dhe i kishte kërkuar bashkëjetueses së autorit të largohej.

Gjatë përleshjes, Admir Beqiraj ka goditur Gëzim Bizonin duke i marrë jetën. Viktima raportohet se strehonte prej gati 1 viti autorin në banesën e tij.

Rrëfimi i bashkëjetueses së autorit:

Më kapi për flokësh donte të më digjte me çakmak. Bërtita ‘ndihmë, ndihmë’. Erdhi më ndoqi në oborr, shkova tek aneksi i Gëzimit të më shpëtonte, Mori policinë, nuk u përgjigj.

Mori Gëzimi një shishesh verë të më mbronte, se më tërhiqte për flokësh. Në atë moment më mori babi, më pyeti si je “i thashë do që të më djegë”. Vëllai erdhi me makinë të më merrte.

Unë po laja rrobat dhe donte të më vriste. Gëzimin e vrau sepse më ndihmoi mua. Unë se pashë kur e vrau se Gëzimi më tha ik. I dha trupit dhe më dha shenjë të iki. Mora shapkat në dorë dhe ika me çorape, nuk e pashë ngjarjen si ka ndodhur. Mua më morën dhe më thanë që Gëzimi është vrarë. Kemi bashkëjetuar për 3 vite”, rrëfeu ajo.