28-vjeçari britanik Karl Shepherd, që ndodhej në një fshat turistik në Ibiza të Spanjës, ka humbur jetën në një mënyrë të pazakontë.
Trupi i tij u gjet në tokë pranë pishinës dhe sipas hetuesve dyshohet se ai ka gjetur vdekjen ndërsa po tentonte të aplikonte praktikën e rrezikshme për t’u hedhur në pishinë nga ballkoni apo dritarja e hotelit.
Për 45 minuta, mjekët kanë tentuar ta rikthejnë në jetë, por më pas kanë kuptuar se nuk mund të bëhej më asgjë për turistin britanik.
28-vjeçari kishte shkuar së bashku me disa miq për të kaluar pushimet në fshatin turistik dhe u gjet në anë të pishinës rreth orës 5.35.
Karl është viktima e dytë britanike në 8 ditët e fundit në ishullin e Ibizës.





