Një burrë ka depërtuar në pistën e aeroportit “Marco Polo” në Venecia, në tentativë për të hipur në një avion që do të udhëtonte drejt Siçilisë.
Siç raportojnë mediet italiane, burri ka mundur të kalojë check-in dhe përmes një dere ka mundur të depërtojë në pistën e aeroportit.
Ai është vënë re në fillim nga mirëmbajtësit dhe punonjësit që bëjnë transportin e bagazheve, ndërsa më pas ka ndërhyrë policia, që ka shoqëruar pasagjerin në komisariat.
Shihni videon: https://video.ilmessaggero.it/cronaca/uomo_passeggio_sulla_pista_aeroporto_marco_polo_di_venezia-3639091.html





