Këngëtarja Rovena Stefa ka rrëfyer se si është dhunuar nga ish-partneri i saj i droguar dhe akoolizuar, me të cilin bashkëjetonte në Zvicër. Artistja ka rrëfyer se ishte dashuri me shikim të parë dhe nuk kishte dijeni në atë kohë se ish i dashuri, i cili tashmë nuk jeton më pasi humbi jetën nga overdoza, kishte probleme me ligjin.

Këngëtarja tregoi në Big Brother Vip Kosova se gjatë bashkëjetesës agresiviteti i tij shtohej derisa erdhi një moment kur tentoi ta vriste duke i vendosur duart në fyt dhe duke tentuar ta hidhte nga dritarja e banesës.

Rovena Stefa rrëfeu se Zoti i dha forcë për të shpëtuar nga duart e tij dhe më pas e denoncoi në polici. Ajo u shpreh se rreth 4 vite pas ngjarjes, mori vesh se ish-partneri dhunues kishte vdekur.

Rovena Stefa: U njoha me një djalë ishte dashuri me shikim të parë dhe nisëm bashkëjetesën, isha shumë e re, disa gjëra nuk i dija për të. Kishte pasur probleme me ligjin, me shtetin, ishte i alkoolizuar dhe përdorte drogë. Dita ditës agresiviteti i tij rritej, gjatë muajve që bashkëjetuar filloi xhelozia.

Një natë nisi të ushtronte dhunë, rrahja ishte aq e tmerrshme, sa më përplasi nëpër shkallë, më goditi e grushte. Vendosa të largohesha, atë mëngjes kurrë se harroj filloi një sulm i madh, vetëm kur e pashë veten me duar në fyt, Ndjeva që po mbytesha, iu luta të më lironte. Ka tentuar të më hedhë nga dritarja dhe them shyqyr Zotit, që më dha forcë të madhe që ta luftoja.

Ishte e tmerrshme, përfundova në polici, e kërkuan dhe e gjetën. Unë isha në shok, kisha shenja. Vite më vonë, pas 3-4 vitesh mora vesh që kishte humbur jetën nga overdoza. Familja nuk e di, mami pakëz, por babi jo, nuk doja ti rëndoja. Pas një viti, në 2001, u bëra shumë e njohur.

Rovena Stefa shtoi se atë ditë humbi edhe foshnjën e saj, pasi ishte shtatzënë.

Këngëtarja rrëfeu se pas dhunës nga ish-partneri kishte frikë të krijonte një lidhje të re dashurie, duke shtuar se e ka vuajtur për shumë kohë.

Ajo theksoi se tashmë dëshiron të krijojë një familje dhe të ketë fëmijë.

Rovena Stefa: Tek ne gjithmonë një femër e ka fajin, s’kam dashur ta them publikisht. Kam tentuar menjëherë të shkëputem nga ajo lidhje që ishte toksike, këtë ngjarje e kam përballuar e vetme. Ka ndodhur në Zvicër, kur u ktheva e kam diskutuar vetëm me motrën time, doja ta harroja, të mos i rikthehesha kurrë më. Por diçka e rëndë që kalon aty mbetet, vitet e para e kisha vështirë të afrohesha me një mashkull, të kisha një raport.

Ai ka qenë nën efektin e narkotikëve. Nuk kam pasur më kontakte me të, kur dikush tenton të të lëndojë fizikisht dhe të të marrë jetën, nuk mund të ketë kuptim ajo falje. E kam jetë të dytë këtë sot. Kam qenë shtatzënë dhe kam humbur fëmijën nga ajo përplasje, më ka bërë keq dhe vuajta për shumë kohë. Dua shumë të kem fëmijë, një familje, martesë si të gjitha vajzat, pse jo.