GJKKO ditën e sotme ka marrë vendimin për të lënë në burg Izmail Zenelin. Zeneli u ekstradua së fundmi nga Spanja, për llogari të drejtësisë shqiptare.
Ai është i akuzuar si një nga pjesëmarrësit e grupit kriminal të Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit për trafikun e drogës, ku bënte pjesë edhe Erzen Breçani.
Në dosjen hetimore të SPAK, Zeneli zbulohet se donte të vriste vëllezërit Nela në Britani në shenjë hakmarrjeje ndaj vëllait, Xhem Krasniqi i cili ishte vrarë në sy të tij në 2013.
Njoftimi:
”Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendim penal Nr. 124, datë 17.11.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg, për veprat penale “Sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, Trafikim i lëndëve narkotike” e kryer në formën e veçante të bashkëpunim, atë të Grupit të Strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave nga Organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal.”, parashikuar nga nenet 80, 283/a 28/4,333/a dhe 334 të Kodit Penal”.