Kampioni Olimpik Michael Phelps u shfaq përpara Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan për të dëshmuar në lidhje me sistemin antidoping në sport. Notari nga Baltimora që ka fituar më shumë medalje Olimpike në histori, theksoi se ka pasur raste që ka menduar se dikush ka përdorur substanca të ndaluara.“Gjatë karrierës sime kam menduar që disa sportistë kanë mashtruar dhe ato raste gjithnjë janë konfirmuar”, deklaroi Phelps. “Nuk arrij ta kuptoj këtë duke parë testet e shumta që kam kryer unë dhe të gjithë sportistët e tjerë”.
I pranishëm në seancën dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve ishte i pranishëm edhe fituesi i medaljes së Artë në Athinë 2004 në hedhjen e gjyles, Adam Nelson. Në atë kohë fillimisht Nelson u rendit i dyti pas ukrainasit Belonog, por këtij të fundit iu hoq medalja e fituar pas 8 vitesh pasi rezultoi pozitiv ne testet antidoping.Në seancën e mbajtur në Uashington dëshmoi edhe Presidenti i Agjencisë Amerikane antidoping, Travis Tygart i cili e kritikoi vendimin e IOC për të lënë në dorë të Federatave Sportive vendimin për përjashtimin apo jo të Rusisë nga Lojërat Olimopike të Rios ne 2016.Qeveria amerikane ka parashikuar krijimin e një fondi për Agjencinë Botërore Antidoping dhe Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve pritet të japë rekomandimet e tij për një rritje në buxhet që mund të ndihmojë në përmirësimin e sistemit Antidoping.