29 maj 2015 – Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka marrë një tjetër goditje nga Federata Ndërkombëtare pas skandaleve me doping që u pasua me pezullimin e disa prej sportistëve.

Shtanga shqiptare është pezulluar nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare për gjashtë muaj me Federatën Shqiptare. Duhet të paguajë 50 mijë euro gjobë nëse dëshiron që të marrë pjesë sërish në këto aktivitete. Kjo gjobë ka ardhur pas dënimit të peshëngritësve shqiptarë, të cilët rezultuan pozitivë në testet doping.

Katër sportistë shqiptarë kishin rezultuar pozitiv në Botërorin e Kazakistanit vitin e shkuar. Pavarësisht se për këtë aktivitet ishte shpenzuar një shumë rekord prej 200 mijë eurosh për përgatitjen e sportistëve, askush nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes nuk ka marrë përgjegjësi për këto skandale.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/