23 prill 2015 – Juventusi e preu biletën për në gjysmëfinalet e Champions League-s duke eleminuar Monacos, por sa herë luajnë bardhezinjtë plasin polemikat. Përveç një penalltie të pretenduar nga skuadra franceze, episod interesant ishte edhe ai kur Giorgio Chiellini, pasi humbi topin dhe mund të vihej në rrezik nga Jose Moutinho, e preku topin me dorë si të ishte një ndeshje basketbolli dhe jo futbolli.
Arbitri skocez Collum u mjaftua me një karton të verdhë, por interneti vazhdoi më tej duke e vënë në lojë mbrojtësin italian me disa fotomontazhe shumë tallëse.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





