Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, 483 fëmijë janë vrarë, dhe 989 janë plagosur.
Njoftimi u bë sot nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.
Shumica e fëmijëve u plagosën në rajonet Donetsk, Kharkiv dhe Kherson.
Sipas të dhënave të OKB-së, nga 24 shkurti 2022 deri më 8 maj 2023, në Ukrainë janë vrarë 8791 civilë, ndërsa janë plagosur 14815. OKB-ja sqaron se këto shifra mund të jenë edhe më të larta.