Saimir Tahiri ka thyer heshtjen pas dorëheqjes së bujshme nga detyra e ministrit të Brendshëm që u bë publike sot në media.

Me dy rreshta të shkurtër në “Facebook”, Tahiri mohon që të ketë dhënë dorëheqjen. Madje ai thotë se nuk i ka kërkuar kush ta bëjë këtë gjë, por do të jenë më të fortë gjithnjë bashkë.

Për saktësim, as më ka kërkuar kush e as kam dhënë dorëheqje deri tani. Sidoqoftë, me të fortë do jemi, sot e gjithmonë, bashkë ”, shkruan Tahiri shoqëruar edhe me një ikonë me buzëqeshje.