Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi në intervistën për një emision televiziv u pyet edhe për dorëheqjen e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska.
Ai tha se nuk ka informacion dhe se në dorëheqjen e saj nuk ka ndikuar përplasja për çështjen Xhacka.
“Unë e mora vesh dorëheqjen nga kronika juaj. Nuk jam shumë I lidhur me problemet e gjyqësorit.
Çfarë lidhje mund të ketë? Nuk e njoh zonjën, mund ta kem votuar se ka qenë votim I vendosur nga grupi parlamentar I PS. Derisa ka thënë për arsye personale cfarë ndikimi ka nga politika ky vendimi I dorëheqjes.
Rastisi që të jetë. Unë nuk kam informacion. Kam zero informacion. Derisa të vijë interpretimi i komisionit të Venecias, mbase kemi edhe një anëtar të ri të kushtetueses.
Nuk besoj se mendoni se ne kemi interes të mbajnë të bllokuar Gjykatën Kushtetuese.”, u shpreh Klosi.