Erjon Meka mori mandatin e deputetit në Kuvend, pasi Jurgis Çyrbja la mandatin e tij si deputet i PS-së.
Sot u zhvillua seanca nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Durrës, Erjon Meka.
Çyrbja dorëzoi mandatin pasi u thirr nga SPAK. Ai akuzohet se ka shpërdoruar detyrën me firmat që ka hedhur për mbivendosje pronash.
Hetimet ndaj tij lidhen me postin e drejtorit të Hipotekave në Durrës, detyrë që e mbajti deri në vitin 2017 kur edhe mori mandatin e parë në Kuvend.