Pas vendimit të kryeministrit Rama për të kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtuesve të spitaleve në vend, ka ardhur një reagim i ashpër nga kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Vasili shkruan në profilin e tij në Facebook se kryeministri me vendimin e tij e ka çuar shëndetësinë shqiptare 270 vjet prapa, një gjykim të cilin deputeti i LSI e argumenton përmes një sërë pikash.

Kryeministri i paditur e çoi 270 vjet pas shëndetësinë sepse:

1. Shpartalloi financimin e shëndetësisë me koncesionet.

2. Centralizoi në Ministrinë e Shëndetësisë të gjithë tenderat.

3. Centralizoi çdo emërim në Ministrinë e Shëndetësisë.

4. Dështoi totalisht me "shëndetësinë falas".

Shkatërroi çdo element të autonomisë spitalore me ndërgjegje të plotë.

Tani fajin ia paskan drejtorët, që i zhveshi nga çdo kompetencë.”- shkruan Vasili.

Më tej ish-kreu i LSI-së i drejton një pyetje kryeministrit Rama:

"Jo! Fajtori i vetëm është kryeministri, i cili rrënoi shendetësinë me anti-strategjinë "të shkatërrojmë gjithçka në emër të shëndetësisë falas", megjithëse në shëndetësi e pati timonin vetë, që nga dita e parë.

Po ky kryeministër, pse nuk e shkarkon veten?”– përfundon postimin e tij Vasili