Kryedemokrati Lulzim Basha ka caktuar sot drejtuesin e ri politik të Lezhës.

Mësohet se Basha ka vendosur Agron Gjekmarkajn si drejtues politiknë këtë qark, duke zëvendësuar të larguarin Mark Marku.

Kujtojmë që Marku vendosi të heqë dorë edhe nga mandati i deputetit pak kohë më parë, duke hedhur akuza të forta ndaj PD-së.

Nga ana tjetër Gjekmarkaj e ka mbështetur Bashën edhe për përjashtimin e Sali Berishës, duke u shprehur vazhdimisht se vendimi i tij ishte i drejtë.

Basha e ka komunikuar këtë vendim në mbledhjen e Kryesisë së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.