Alket Hyseni, Drejtori i Përgjithshëm i Parandalimit e Pastrimit të Parave të Pista ka dhënë sot dorëheqjen.
Nuk dihet ende motivacioni i dorëheqjes së tij, por mësohet se Hyseni i ka dorëzuar sot kryeministrit Rama dhe ministrit Ahmetaj kërkesën e dorëheqjes.
Alket Hyseni e ka marrë këtë detyrë më 28 qershor të vitit 2016, duke zëvëndësuar Gent Gazhelin pasi ky i fundit mori detyrën si ambasador.
Para kësaj detyre, Hyseni mbronte postin e garancive statusore në Partinë Socialiste.
Në shkurt 2014 është emëruar Kryetar i Task Forcës së Kryeministrit për Pronat e Paluajtshme Shtetërore, detyrë të cilën e ka ushtruar deri në janar 2016.





