Drejtori i Institutit të Policisë Shkencore Xhevahir Çeloaliaj, ka dhënë dorëheqjen nga policia si pasojë e arsyeve personale. Si pasojë bëhet e ditur se ndaj tij është ndërprerë edhe procesi i Vettingut.
Më 4 dhjetor të këtij viti ka dhënë dorëheqjen edhe drejtori i IT në Policinë e Shtetit, Ernest Dimashi, duke ndërprerë kështu edhe procesin e rivlerësimit ndaj tij.
Në nisjen e procesit të vlerësimit, rreth 300 punonjës të policisë nuk plotësuan formularët dhe si pasojë ndaj tyre u ndërpre procesi i Vettingut.
Deri tani në policinë e shtetit janë konfirmuar në detyrë dy drejtues Zv/drejtori i SHCBA Adriatik Ago dhe drejtori i policisë kriminale Tonin Vocaj.





