DURRES– Kryetarja e Këshillit të Qarkut të Durrësit ka dhënë dorëheqjen.
Burimet për median sqarojnë se Eglantina Bekteshi e ka marrë këtë vendim për shkaqe personale ndërsa ishte zgjedhur si përfaqësuese e Koalicionit Aleanca për Qytetarin shtatorin e vitit 2011.
Detyrat e kryetares së këshillit të qarkut tanimë kryhen prej zëvendëskryetarit. Qarku e Durrësit ka në total një numër prej 16 njësish vendore dhe nga 46 anëtarët, 30 përfaqësojnë Aleancën për Qytetarin.