Kryetari i Social-Demokratëve në Gjermani, Martin Shulc dha dorëheqjen nga kreu i partisë. Ish-lideri i SPD-së e argumentoi largimin e tij si një vendim për t’i hapur rrugë përgatitjeve për koalicion me kristian-demokratët e kancelares Angela Merkel.
Shulc tha ndër të tjera se dorëheqja e tij kishte si qëllim dhënien fund të debatit të brendshëm mes social-demokratëve. Drejtimi i partisë i kaloi kryetares së grupit parlamentar të SPD-së Andrea Nales, por vendimi përfundimtar do t’i takojë kongresit të partisë më 22 prill.