Ka dhënë dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Doracaj përmes një postimi në rrjetet sociale. Doracaj në postimin e tij falënderon kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Blendi Çuçi për besimin.
Ai largohet pas afro 8 viteve nga drejtoria e gjendjes civile, ndërkohë që ka dhënë dhe një mesazh për vartësit e tij.
Postimi i Doracajt:
Kolege, ne rradhe te pare uroj te jeni mire me shendet!
Me lejoni te ndaj me Ju, vendimin tim qe pas 7,5 vitesh ne DPGJC te largohem nga kjo detyre me ballin lart dhe plot arritje, te cilat jua dedikoj secilit nga Ju!
Duke Ju uruar shendet familjarisht dhe suksese ne punen Tuaj, flm nga zemra Edi Rames edhe Min Cuci qe besuan kete detyre te une deri sot! Ne 30 vite, sebashku ja dolem te bejme listat me te mira, te certifikuara edhe nga misioni i OSCE/ODHIR! Bledi!