Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Mirditës Mark Ruçi është tërhequr nga gara për zgjedhjet e 14 majit.

Ruçi ka dorëzuar dorëheqjen dhe ka deklaruar se do të mbështesë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Albert Mylyshi.

Tërheqja e Ruçit vjen pak ditë pas nisjes zyrtarisht të fushatës elektorale.