Zv kryetarja e Këshillit Bashkiak Durrës, Edlira Devolli ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Ky vendim i saj pason largimin nga grupi politik ku bënte pjesë dhe tashmë do të jetë këshilltare e pavarur në KB.

Devolli e ka konfiirmuar dorëheqjen e saj përmes një statusi në rrjete sociale.

Postimi iplotë:

Të nderuar miq dhe bashkëqytetarë,

Kam vendosur të largohem nga grupi politik ku bëja pjesë dhe, si pasojë, të jap dorëheqjen nga detyra e Zëvendëskryetares së Këshillit Bashkiak Durrës.

Kur u zgjodha, isha pjesë e grupit të Partisë Demokratike. Sot jam këshilltare e pavarur, por politikisht jam e djathtë dhe i përkas forcës politike Djathtas.

Për korrektësi institucionale dhe koherencë politike, në të njëjtën ditë kam dalë nga grupi dhe kam paraqitur dorëheqjen nga funksioni drejtues.

Dorëheqja është depozituar më 21 korrik.

Vazhdoj angazhimin tim në Këshillin Bashkiak si këshilltare e pavarur, me përgjegjësi dhe integritet, në shërbim të qytetarëve.