Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale arrestuan në flagrancë një person pasi është përfshirë në një sherr të dhunshëm.

Në pranga ra Xh. Sh., 53 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi ka kanosur me një dorezë përforcuese grushti metalike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shtetasin A. D.