Një ditë pas dorëzimit të mandatit nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, duket se Spartak Braho është drejt rikthimit në parlament.

Braho po zhvillon një takim me kreun e parlamentit Gramoz Ruçi në kryesinë e Kuvendit.

Ndërkohë ish-ministri Saimir Tahiri nuk e ka dërguar ende zyrtarisht letrën e dorëzimit të mandatit të deputetit.

Pritet që kërkesa e tij për heqjen dorë nga mandati të dorëzohet sot.