Nisma e dorëzimit vullnetar të armëve duket se ka dhënë impakt tek qytetarët.

Vetëm të shtunën rezulton se në vend janë dorëzuar 25 armë, 13 mijë fishekë, 89 granata, 5 ndezës, 5 predha antitank dhe 65 krehër fishekësh. Qytetarët që dorëzojnë armët gjatë kësaj fushate përfitojnë amnisti duke mos u proceduar për armëbajtie pa leje.