GREQI, 17 mars 2013 – Dorëzohet pas 24 orësh Alket Rizai, i burgosuri shqiptar që mbajti peng 6 punonjës të një burgu në Greqi. Mediat greke njoftojnë se shqiptari u dorëzua rreth orës 19.30. të gjithë pengjet janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Rizai mori peng pasditen e djeshme 6 gardianë të burgut Malandrinos dhe kërcënoi se do t’i vriste nëse nuk i sillnin një automjet që të largohej. Në pengmarrjen e policëve ai u ndihmua edhe nga 2 bashkëpunëtorë të tij.

Tre grupet e forcave speciale të policisë (5 persona secili) dhe dy snajpera nga Athina morën pjesë aktivisht në ndërhyrjen e fundit dhe shpëtuan pengjet. 

Mesohet se pengmarrësi papritmas e gjeti veten të rrethuar nga policia dhe forcat e blinduara, dhe i paaftë për të reaguar pas 24 oresh tensioni e lodhjeje, u detyrua të dorëzohej. 

Mesohet se 38 vjeçari shqiptar, në fakt nuk kishte eksploziv me vete, por bëri blofin, duke besuar se do t'i bindte autoritetet për t'i dhënë makinën për t'u larguar. 

/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/