Prej 8 vitesh Kevin De Bruyne është ylli i Manchester City-t dhe konsiderohet si lojtari më i mirë në historinë e kampionëve të Evropës me 17 trofe të fituar.
Mirëpo, duket se “aventura” e tij, në “Etihad” po shkon drejt fundit, teksa sipas raportimeve të shtypit britanik, belgu nuk ka dhënë ende shenja se kërkon të rinovojë kontratën me “Qytetarët”.
Për këtë aryse City ëshë i gatshëm të heqë dorë nga De Bruyne, por vetëm për një çmim të lartë.
Bordi i “gjigantëve” anglezë, nuk pranon më pak se 100 milionë euro për kartonin e 32-vjeçarit, i cili ende mund të japë shumë në fushën e blertë.
Drejtuesit e City-t kërkojnë ta shesin më shumë se 76 milionë euro, shifër të cilën e paguan verën e vitit 2015 te Wolfsburg.





