Është vetëdorëzuar në polici autori i dhunimit të mjekut dermatolog në spitalin e Lezhës, Zef Doda.
Autori Eduart Lleshi ka thënë në polici se ka debatuar me mjekun dhe më pas e ka goditur me grushte, pasi ai ishte i alkoolizuar dhe nuk i ka shërbyer.
“Debatova me mjekun dhe e kam goditur me grushte sepse nuk më shërbeu dhe ishte i dehur”– ka thënë Eduart Lleshi.





