Është vetëdorëzuar në polici një nga të dyshuarit si i përfshirë në vrasjen e 2 personave dhe plagosjen e 2 të tjerëve dy ditë më parë në masakrën në mes të qytetit të Lushnjes.

Bëhet fjalë për Julian Sulën. I riu ishte një nga të dyshuarit si personi i tretë i përfshirë në atentat së bashku me të shpallurit në kërkim Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili.

Sula, i njohur edhe me nofkën “Juli i Pashakos”, është duke u marrë në pyetje nga hetuesit në lidhje me ngjarjen.

Emri i Julian Sulës u përmend këtë të premte edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.