Ish-kreu i Hipotekës së Kavajës Seid Cikalleshi është vetëdorëzuar në polici ditën e sotme.

Cikalleshi ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e qytetit të Kavajës, pasi kërkohej për tjetërsim të pronave në Spille të Kavajës.

Lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar dhjetë persona mes të cilëve ish-nënprefekti i Tiranës, Fatos Kaja, Nezir Lecini ish-shef i Zyrës së Kadastrës në Kavajë, Andi Gjeçi dhe zyrtarë të saj.

Përpara se të përpilonin certifikatat e pronësisë, ky grup identifikonte banorët e besuar që do përfitonin tokën. Më pas caktohej blerësi dhe bëhej regjistrimi i menjëhershëm në hipotekë, si dhe akti i shitblerjes së pasurisë. Përgjithësisht shumica e akteve janë përpiluar pa dijeninë e banorëve të zonës firma e të cilëve është falsifikuar.