Nën Masa të rrepta sigurie Esad Dushaj është transferuar gjatë mesditës së të martës nga Tirana  për në komisariatin e Shkodrës.

30- vjeçari, autor i vrasjes së dy vëllezërve  Dushaj është vetë dorëzuar tek punonjësit e policisë së Kryeqytetit  mbrëmjen e së hënës pranë Sheshit Shqiponja .

Në deklarimet e para të marra nga ana e sektorit të Krimeve të Rënda në polici , Dushaj ka deklaruar se kishte ardhur me autobus në Tiranë dhe se nuk kishte besim të dorëzohej tek policia e Shkodrës. Por ky deklarim është marrë me rezerva dhe po hetohet për  mundësinë që  Dushaj të jetë ndihmuar nga persona të tjerë në Shkodër për të mbërritur në Tiranë.

Policia e shtetit  që prej të hënës paradite kishte arritur të binte në gjurmët e autorit të ngjarjes nëpërmjet gjurmimit të sinjalit të tij të telefonit dhe negociatave të vazhdueshme që janë bërë me të nëpërmjet të afërmve.

Pas disa orë negociatash është arritur që 30 – vjeçari Dushaj, autor i vrasjes së dy vëllezërve Shkambi  të dorëzohej, shkruan “abcnews”

Grupi hetimor  në Shkodër pritet të marrë dëshminë e plotë të 30 – vjeçarit, gjithashtu të gjej dhe armën e krimit automatik- kallashnikovë e përdorur nga ana e autorit në vrasjen e dyfishtë.

Ky është momenti kur Aleksandër Esat Dushaj, autori i vrasjes së dyfishtë të vëllezërve të ndodhur në Shkodër, tri ditë më parë, shoqërohet në masa të larta sigurie nga policia. Ndërkohë që kjo e fundit  e kërkonte në Shkodër, Dushaj është dorëzuar në Tiranë, ku nuk shfaqi pendesë për krimin