Esat Dushaj, autori i shumëkërkuar prej 3 ditësh pas vrasjes në Shkodrës të dy vëllezërve Shkambi, dorëzohet në Tiranë. Kërkimet për autorin 31-vjeçar ishin përqendruar në zonën e Postribës e deri në fshatrat kufitarë dhe në operacion morën pjesë forca të shumta policore.

Por, Dushaj kishte mundur të mbërrinte deri në Tiranë. Ai është paraqitur në policinë e kryeqytetit, ku pasi ka kërkuar fillimisht që t’i mbrohej jeta, është dorëzuar.

Ai akuzohet për vrasjen e Abdulla dhe Skëndër Shkambit, më 2 janar, pasi refuzuan ta bënin dhëndër në familjen e tyre.