Louis Van Gaal është dorëzuar sa i përket detyrës së tij te Manchester United. Trajneri holandez mesa duke ka vendosur që të largohet nga United pa pritur fundin e sezonit.
Te United tani ka ndryshuar situata pasi Van Gaal është ai që po kërkon largimin ndërsa drejtuesit e skuadrës duan ta mbajnë holandezin deri në fund të edicionit. Raportohet se trajneri i United kërkon dorëheqjen me një konferencë të fundit para mediave ku dëshiron të kërkojë falje para se të largohet.
Mbetet të shihet në orët e ardhshme nëse bordi i United do të pranojë largimin e Van Gaal.