Pak pasi dorëzoi formularin e dekriminalizmit, kreu i OMONIA-s në Korçë, Ligoraq Karamelo ka folur rreth çështjes.
Karamelo tha se mandati u takon atyre që kanë dhënë kontribut ndërsa dha edhe një mesazh për kreun e PBDNJ, Vangjel Dule.
“Mandati i takon atyre qe kanë dhënë kontribut. Jam i detyruar të pranoj mandatin për qytetarët. Me Dulen nuk jam dakord për dorëzimin e mandatit. Nuk duhet të braktiset parlamenti. Nga pozicioni që ka Dule, e justifikoj veprimin e tij. Në kushte të tjera Dule do të vepronte si unë.”,-u shpreh ai.





