Ish-deputetja demokrate ka gjetur një punë të re, pasi dorëzoi mandatin e deputetes. Grida Duma ka filluar të merret me përkthime librash.
Këtë gjë e ka pohuar vetë ish-deputetja teksa ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, ku theksoi se ka sjellë në shqip vëllimin e librit të 6-të ‘Princesha’ të autores Jean Season, tema e të cilit është keqtrajtimi i femrave në Arabinë Saudite.
Lidhje më këtë gje Duma ka bërë edhe një status në rrjetet sociale.
“Unë zgjas dorën për të të ftuar. Eja me mua në një udhëtim të shkurtër në Arabinë Saudite, mbretërinë time të shkretëtirës, për të ndier bashkë me mua magjinë karakteristike që rri pezull mbi errësirën e mizorisë njerëzore.
Së bashku do të kapërcejmë shekuj dhe do kthehemi mbrapa në kohë, në zanafillë, sepse vetëm atëherë është e mundur të vlerësohet sesi arabët e Arabisë Saudite të ditëve tona vazhdojnë të jetojnë me zakone arkaike dhe sa urgjente është nevoja e ndryshimeve shoqërore”. “Princesha” Jean Sasson Vëllimi i VI-të”, shkruan ajo.





