Kina do të ekzekutojë një shtetas së saj, pasi ky i fundit akuzohet se ka spiunuar duke zbuluar sekretet shtetërore.

Individi me mbiemrin Zhang “siguroi një numër të madh sekretesh shtetërore të fshehta dhe të klasifikuara për agjencitë e huaja të inteligjencës”, tha Ministria e Sigurisë së Shtetit të Pekinit në një postim në llogarinë e saj zyrtare në WeChat.

Gjithashtu u njoftua se Zhang ishte dënuar me vdekje për dorëzimin e një USB-je që përmbante sekretet shtetërore në të cilat ai kishte akses dhe ua dorëzonte ato agjencive të huaja spiune.

Zhang dikur ishte “një personel konfidencial thelbësor i një agjencie shtetërore” dhe ishte i ekspozuar ndaj një numri të madh sekretesh shtetërore në punë, tha ministria.

Pas largimit nga puna, Zhang u bë një “objektiv i rëndësishëm për agjencitë e huaja të inteligjencës për të përfituar dhe përmbysur”, tha ministria, duke shtuar se ai u bë një “kukull” që dorëzonte sekretet shtetërore në këmbim të parave.

“Zhang, i cili ishte i dobët në karakter dhe nuk mund t’i rezistonte tundimit të parave, u bë një “kukull” e kontrolluar dhe e përdorur nga pala tjetër,” tha ministria.