23 dhjetor 2014 –  Dorian Puka, kryekuzhinier dhe pronar i 3 restorantve “Treva”,  D’vert dhe restorantin më të ri “Artisanal Burger Company” në West Hartford SHBA, është shembulli tipik i realizimit të ëndërrës amerikane. Ai shkoi në Amerikë si shumica e shqiptarëve, emigrant ekonomik me pak para, shumë ëndërra dhe akoma më shumë dëshirë dhe vullnet për punë. Sot mbas vitesh e vitesh pune të lodhshme ai është zot i 3 restoranteve dhe njëkohësisht kryekuzhinier. 

Në restorantet e tij, menuja varion nga mishi te peshku, nga makaronat alla italiana tek ëmbëlsirat e kuzhinës franceze, italiane, por edhe ato tradicionale të kuzhinës turko-shqiptare.

 Sigurisht në restorantin e ri mbizotëron ushqimi i shpejtë amerikan kryesisht një shumëllojshmëri burgerësh të madhësive dhe shijeve nga më të ndryshmet. Doriani është njëri nga ata shembuj tipikë të suksesit të emigrantëve shqiptarë në SHBA.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/