E vendosur për të ecur gjithmonë përpara, kur fjala është për ëndrra që duhet të bëjë realitet ajo nuk sheh kurrë pas.

Vullneti është arma më e fortë për kampionen e fitness-it, Dorina Mema. Ka marrë ftesë të jetë pjesë e paradës së yjeve të fitness-it botëror “Beverly Hills Hollywood”, duke qenë e para shqiptare që do të provojë këtë magji. Menaxherët e federatës “WBFF” e përzgjodhën për paradën e famshme, ku parakalojnë trupat më të bukur të planetit. Dorina rrëfen për revistën “Story” si ra në sy të ekspertëve.

Je e ftuar në paradën e yjeve botërore në “Hollyvood”. Sa e rëndësishme është kjo ftesë për karrierën si modele fitness-i?

“Wbff” është federata ku janë spikatur të gjitha imazhet botërore të fitnessit, pikërisht ata që ne i shikojmë me adhurim nga ekrani apo fotot. Ata të cilët sot zotërojnë gjithë tregun online, për sa i përket mënyrës së stërvitjes, ushqimit apo veshjeve sportive, ata që na çudisin në Instagram, ndonjëherë dhe me photoshope, por që ia kanë dalë falë kësaj federate. “Wbff” është spektakli ku takohet fitness me fashion, i vetmi dhe më i ndjekuri në botë, me trupat më të bukur në planet. Rëndësia e kësaj ftese për mua është maksimale. Je e para femër fitness në Shqipëri në historinë sportive. 

Eshtë ky eventi që kishe ëndërruar?

E vërtetë që në Shqipëri mbetem e para femër fitness në gjithë historinë sportive dhe është detyra ime ta çoj Shqipërinë në njërën nga tre federatat më në zë në botë, njëra prej të cilave është pikërisht kjo. E shoh si realizim sfide me veten, kur në 2012-ën unë i kisha idhuj dhe sot u bashkohem atyre. Ajo është federata që i përshtatet kategorisë sime, muskuj të bukur fit. Eshtë federata që ta jep botën në dorë, mjafton të vijë gjithmonë në përmirësim.

Nisur nga imazhi yt si femër e bukur, mendon se meshkujt tërhiqen më shumë nga femrat sportive, apo ato të kolme?

Kjo pyetje më bën të qesh. Besoj se meshkujt s’duan të dinë, për ta mjafton të kenë një femër më inferiore se ata, pasi nuk besoj se do u pëlqente një femër që sfidon natyrën e tyre të fortë. Meshkujt e shikojnë të bukur femrën e kolme derisa arrijnë të kuptojnë që ajo e kolme është një dhjam i rregulluar me photoshop, ose një injeksion fals. Po të isha mashkull do e bëja si Putini, do të martohesha me një gjimnaste sportiste.