Modelja e fitness-it Dorina Mema ishte e ftuar në emisionin “E Diell” në Top Channel.

Ajo tha se vajza e saj është shumë e zonja edhe pse vetëm 18 vjeç dhe e ka dëshmuar këtë gjë gjatë periudhës së karantinës.

Vajza e modeles ka marrë të gjitha fustanet me etiketë në raftin e mamasë dhe i ka shitur online dhe brenda 24 orëve, i kishte shitur të gjitha fustanet dhe nxjerrë lekët e shkollës.

“Kam një fëmijë të zonjën, mori fustanet me etiketë në raftin tim dhe i shiti online. Për 24 orë i nxori lekët e shkollës”, tha Dorina.