Borusia Dortmund ka kritikuar AC Milan për mungesë respekti pasi Kuqezinjtë vendosën ta bënin publik interesin e tyre për Pierre-Emerick Aubameyang. Shefi i gjermanëve Watzke dhe drejtori sportiv zorc kanë insistuar se sulmuesi më i mirë i sezonit të aluar në Bundesliga nuk do të largohet pasi shënoi një dopietë në miqësoren ndaj Milan në Kinë të martën.

“Duke parë kontributin e madh që ka bërë Aubameyang në vitet e fundit, ne vendosëm që t’i japim tetë javë kohë të shohë në merkato për një klub të ri që do të prezantonte një ofertë të pëlqyeshme për ne dhe për lojtarin,” shprehet Watzke.“Por ajo kohë ka mbaruar, duhet të planifikojmë për sezonin e ardhshëm dhe duam ta zhvillojmë me të në ekip. Milan? Nuk është e drejtë që drejtori i tyre sportiv të përmendë Aubameyang publikisht si një synim konkret. Mendova se ishte mungesë respekti. Tani jemi gati të japim një mesazh të qartë. Pierre do të qëndrojë.”