Pak orë pasi deklaroi dorëheqjen nga mandati i deputetit, Tom Doshi u shpreh mesditën e sotme i gatshëm të bëjë koalicion me Partinë Socialiste.

Sa i përket koalicionit me Partinë Demokratike, Doshi e ka refuzuar kategorikisht.

Do të bëni koalicion me PS-në?

Doshi: Jemi të gatshëm të bëjmë koalicion me Partinë Socialiste.

Do të bëni koalicion me Bashën?

Doshi: Jo, asnjëherë.

Ai ka konfirmuar më herët se vetë nuk do të jetë në Parlament, por partia e drejtuar prej tij PSD do të jetë në Kuvend