12 mars 2015 – Për të tretën herë, Tom Doshi është paraqitur në Prokurorinë së Krimeve të Rënda.

Mësohet se ai është thirrur nga organi i akuzës për të dëshmuar për atentatin e dyshuar rreth tij, kërkesë kjo që vjen vetëm një ditë pasi Prokuroria mori dëshminë e Fatjon Skënderit.

Ai është paraqitur në organin e akuzës rreth orës 10:00 dhe ka qëndruar për 1 orë, ku burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë bërë të ditur se Doshi ka dorëzuar në organin e akuzës kërkesën për hetim ndërkombëtar.

Ndërsa në rrjetin social “Facebook”, Doshi ka siguruar qytetarët se pavarësisht çfarë do të nxjerrë Meta me Brahon nga këto akuza, porositësi i vrasjes së tij mbetet kreu i Kuvendit, është i vendosur për ti shkuar deri në fund kësaj çështjeje.

“Të dashur qytetarë. Pavarësisht atyre që do nxjerrin Iliri me Spartakun, një gjë ju garantoj, që kjo ngjarje nuk është sajesë dhe porositësi është Ilir Meta. Zbardhjen e kësaj çështjeje do ta bëj un bashkë me ndihmën tuaj. Jam i vendosur t'i shkoj deri në fund!”, ka shkruar Doshi.

/S.L. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/