Krimet e Rënda kanë marrë edhe 400 disqe me biseda të regjistruara ndaj personave që po hetohen në kuadër të dosjes 339.
Ora Neëw mëson se materialet i janë shtuar një numri të konsiderueshëm përgjimesh që ka Prokuroria e Krimeve të Rënda
Gjithashtu Ora News mëson se për shkak të volumit të madh të përgjimeve që kanë nisur në vitin 2016 dhe kanë vazhduar, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shtuar nga dy në gjashtë numrin e oficerëve që po merren me këtë cështje
Burime zyrtare nga prokuroria e Krimeve të Rënda thanë se mes personave të përgjuar janë drejtues institucionesh qendrore dhe vendore, kryetarë dhe ish-kryetarë bashkish, zyrtarë të tjerë në nivel qendror dhe vendor që po hetohen për shkak të bisedave që kanë kryer.





