Astrit Avdyli, Jasin Kala dhe Denis Llaftiu janë liruar nga qelia, pasi u ka përfunduar afati i paraburgimit.
Tre të arrestuarit për dosjen 339 do të shkojnë në arrest shtëpie.
Të arrestuarit i përkasin operacionit ”Vol-Vo 4” të laboratorit të heroinës në Brengosë të Hasit në 2018.
Për Astrit Avdylin, Jasin Kalën dhe Denis Llaftiun nuk ka ende një vendim Gjykatë nga Shkalla e Parë prandaj ata janë liruar me vendim në arrest shtëpie.
Operacioni Vol-Vo 4:
Policia e Shtetit goditi familjen Avdyli në Shijak duke arrestuar tre vëllezërit, kushëririn e parë të tyre dhe mbi 20 anëtarë të bandës që akuzohet për trafik heroinë në Shqipëri dhe në Gjermani, ndërsa numëron dhjetëra biznese, mes tyre hoteli luksoz në Durrës ‘Germany’.
Të arrestuar ishin vëllezërit; Astrit Avdyli, që është cilesuar si koka e bandës, Flamur Avdyli, (që u lirua më vonë) dhe Shkëlqim Avdylin. Ndërsa përpos tyre u prangos kushëriri i parë, Jasim Avdyli së bashku me H. Hoxha, të dënuar në Turqi për trafik heroine dhe mbi 20 persona të tjerë.





