Belind Këlliçi paralajmëroi se protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës do të vazhdojë. Në fjalën e tij para mbështetësve, ai u shpreh se PD është e vendosur që dosjes 5D dhe inceneratorit të Tiranës t’i shkojë deri në fund, derisa të dalin përgjegjësit.
Sipas tij, beteja nuk bëhet për Partinë Demokratike, por për qytetarët.
Ai tha se ka pasur tentativa për ta mbyllur protestën, por theksoi se kanë dështuar dhe se ata janë të vendosur për të dalë dhe për të kundërshtuar padrejtësitë që i bëhen qytetarëve të Tiranës.
“Ne këtu do jemi do vazhdojmë të flasim për këto të vërteta që i di cdo qytetar. Sot kemi një PD të pa kapur. Nuk jemi të gjithë njëlloj, gjeni një firmë korruptive të zyrtarëve të PD. Kjo protestë që është rekord, do vijojë sërish. Të enjten tjetër do jemi sërish për të protestuar kundër një hajduti të paprecedente. Personi që ka shembur reformën në drejtësi.
Përpos tentativave për të mbyllur këtë protestë, ne do vijojmë këtë betejë. Erion Veliaj do shkosh para drejtësisë, do apo nuk do ti.
Një thirrje për prokurorët e SPAK: Këtyre dy dosjeve, inceneratorit të Tiranës dhe dosjes 5D PD do ti shkojmë deri në fund. Do marrë pjesë së palë në cdo seancë, do ketë përfaqësuesit e vet në çdo seancë dhe pa dalë përgjegjësia e të gjithë personave që kanë firmosur për këto dy afera PD nuk tërhiqet”, tha ndër të tjera Belind Këlliçi.