Gjykata e Posaçme vendosi të mos pranojë gjykimin e shkurtuar për të pandehurit (dosja “5D”) pasi çështja nuk mund te zgjidhet në gjendjen që janë aktet.
SPAK kërkon kohë për të përgatitur listën e dëshmitarëve dhe parashtrimin e provave për çështjen penale.
Të pandehurit janë shtetasit: Redi Molla; Mariglen Qato; Taulant Tusha; Enton Punavija; Julian Zanaj; Albano Janku dhe Nestor Muhametllari.