Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia Fredi Alizotin, i cili imitoi zërin e Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj në dosjen “Babalja”.
Gjykata vlerësoi sot se Alizoti ka përfunduar dënimin prej dy vitesh burgim.
Fredi Alizoti ka qenë i vetmi që ka bërë burg për dosjen Babale, pasi Albert Veliu është dënuar me 3.8 vite, por në mungesë duke qenë se ndodhet në azil.





