Gjykata e Apelit në Tiranë ka kërkuar kohë për t’u njohur me dosjen “Basha” dhe e ka shtyrë për më 14 maj seancën gjyqësore për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”.

Apeli do të shqyrtojë ankimin e Prokurorisë mbi vendimin, ndërsa trupa gjykuese përbëhet nga Shpresa Becaj, Alaudin Malaj, Shkëlqim Mustafa.

Prokuroria e Tiranës ka apeluar vendimin e gjyqtarit Lazër Sallaku që i dha pafajësi Bashës dhe ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani si dhe shefit të financës së këtij subjekti Ilir Dervishi.

Shkalla e Parë pushoi hetimin e nisur ndaj Bashës, Ristanit dhe financierit Ilir Dervishi, mbi dyshimet e ngritura për “falsifikim” në lidhje me lobimin e kryer nga PD në ShBA.